Mourinho largohet nga konferenca për shtyp pasi u pyet për Ronaldon

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, u largua nga konferenca për shtyp përpara ndeshjes kundër Celta Vigos, sapo u pyet për Cristiano Ronaldon.

Gazetarët e pyetën Mourinhon se si e sheh ekipin kombëtar portugez në periudhën pa Ronaldon.

Megjithatë, trajneri portugez nuk donte të hynte në atë diskutim dhe u përgjigj shkurt.

“Jo, jo, jo, jo jo. Si portugez, e vetmja gjë që them është se Portugalia duhet të fitojë gjithmonë. I laj duart nga të tjerët dhe nuk them asgjë. Faleminderit”, ka thënë Mourinho, duke u ngritur në këmbë dhe duke u larguar nga salla.

Ndryshe, pjesa më e madhe e konferencës ishte për Viniciusin. Braziliani u kthye në ekip pas një pezullimi prej katër ndeshjesh dhe shënoi pesë gola për ekipin kombëtar në dy miqësore kundër Singaporit dhe Japonisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër