MPB-ja kryen kontrolle në “Makstil”, heton dyshimet për krim ekologjik

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 nëntor, Zhurnal.mk – Policia mëngjesin e sotëm ka hyrë në fabrikën e çelikut “Makstil”, ku ka kontrolluar tokën dhe disa lëndë të para, për shkak të dyshimeve për krim ekologjik, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Policia e Njësisë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup, pas marrjes së informacioneve operative dhe sigurimit të urdhrit nga prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, po kryen kontrolle dhe analiza të mostrave të dheut dhe të lëndëve të para. Veprimet po ndërmerren për të verifikuar dyshimet për kryerjen e mundshme të veprave penale në fushën e krimit ekologjik.”, – deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Goce Andreevski.

Dikasteri i Brendshëm nuk ka dhënë më shumë hollësi mbi aksionin, duke theksuar se pas përfundimit të kontrollit do të njoftohet opinioni. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër