MPJ ia merr pasaporten diplomatike Muhamet Sejdinit

nga Xh M

Shkup, 21 tetor – Presioni ndaj presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini ka vazhduar edhe më tej. Tani raportohet se ka mbetur edhe pa pasaportë diplomatike.

Portali “Netpress” shkruan se “me këtë vendim të MPJ-së, tërhiqet vendimi i Bujar Osmanit, i cili në të kaluarën ia dha pasaportën diplomatike njeriut të parë të FFM-së, si trajtim special”.

Por ndryshe nga Sejdinit të cili iu mor pasaporta diplomatike, MPJ aktuale e ka lënë në fuqi vendimin që pasaportë diplomatike të posedojnë futbollistët të cilëve iu dha pas fitores ndaj Italisë në Kampionatin Botëror./

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More