MPJ: Nuk ka informacione për të vdekur apo të lënduar shtetas tanë në zjarrin në Crans-Montana

Nga B.M
683 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bern, 1 janar – Ambasada e Maqedonisë në Bernë është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente në Zvicër dhe deri në këtë moment nuk ka informacione për shtetas maqedonas të vdekur apo të lënduar në zjarrin në Crans-Montana, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ).

Ambasada po e ndjek me vëmendje situatën dhe është në gatishmëri të plotë për t’u ofruar ndihmën e nevojshme shtetasve të saj. Po ashtu, nga MPJ bëjnë të ditur se në rrjetet sociale të Ambasadës në Bernë dhe të Ministrisë janë publikuar informacionet e kontaktit për të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër