MPSDR: Vijon pagesa e shtesës së veçantë, e përkujdesjes nga një person tjetër dhe e aftësisë ndryshe

Nga B.M
890 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 janar – Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë informon se po vijon pagesa e të drejtave sociale si në vijim: shtesa e veçantë, ndihma monetare për aftësi ndryshe dhe përkujdesja nga një person tjetër për muajin dhjetor 2025.

“Përfituesit e të drejtave monetare që posedojnë kartë debitore mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, t’i përdorin mjetet për pagesa pa para të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes bankave elektronike dhe mobile. Sot, të njëjtët mund t’i tërheqin mjetet në të gjitha filialet dhe në ekspoziturat e hapura të bankave”, kumtoi Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër