MSH: Mbrëmë shpërtheu zjarr në Spitalin e Manastirit, nuk pati asnjë pasojë

nga D. V.

Shkup, 8 korrik  – Ministria e Shëndetësisë informon se mbrëmë, në zonën e Spitalit Klinik “Dr. Trifun Panovski” – Manastir, ka shpërthyer një zjarr si pasojë e djegies së barit të thatë.

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, zjarri u raportua menjëherë në Qendrën për Menaxhim me Kriza dhe në stacionin e zjarrfikësve, pas së cilës shërbimet kompetente ndërhynë shpejtë e me efikasitet dhe e lokalizuan atë në kohën më të shkurtër të mundshme.

“Spitali ndërmori të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur dhe ndjekur situatën. Nuk pati dëme materiale në mjediset e spitalit, as nuk u kërcënua siguria e pacientëve dhe punonjësve. Puna e spitalit është duke vazhduar pa pengesa”.

“Ndërhyrja zgjati për një kohë të shkurtër dhe përfundoi plotësisht pa nevojën e evakuimit ose masave shtesë të sigurisë. Ministria e Shëndetësisë monitoron vazhdimisht situatën në të gjitha institucionet publike shëndetësore”, thonë nga MSH.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More