MSH: Situata në Gostivar mbetet stabile, nuk ka raste të reja me ethet e Nilit Perëndimor

Nga D. V.
572 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 gusht, Zhurnal.mk – Ministria e Shëndetësisë sot njofton opinionin se situata epidemiologjike në Gostivar mbetet stabile dhe po monitorohet vazhdimisht nga institucionet kompetente shëndetësore.

“Gjatë 2 gushtit janë regjistruar gjithsej 84 kontrolle të para, që është për 27 më shumë krahasuar me ditën paraprake, kur ishin evidentuar 57 kontrolle.

Pavarësisht rritjes ditore, numri i kontrolleve mbetet dukshëm më i ulët krahasuar me kulmin e 18 korrikut, kur u regjistruan gjithsej 649 kontrolle.

Sa u përket etheve të Nilit Perëndimor, në Institutin e Shëndetit Publik nuk kanë arritur raste të reja të konfirmuara laboratorikisht. Mostrat e fundit nga rastet e dyshuara kanë rezultuar negative në testimin PCR. Gjithashtu, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive nuk ka pacientë të rinj të pranuar me dyshime për ethet e Nilit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Nga Ministria e Shëndetësisë shtojnë se në koordinim me institucionet kompetente, vazhdon ta monitorojë me kujdes situatën dhe do ta informojë me kohë opinionin për të gjitha të dhënat e reja relevante.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër