MSH: Situata në Gostivar po monitorohet, është ulur numri i përgjithshëm i kontrolleve

Nga D. V.
727 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 gusht, Zhurnal.mk – Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin se situata epidemiologjike në Gostivar po monitorohet vazhdimisht nga institucionet kompetente shëndetësore.

“Gjatë 3 gushtit janë regjistruar gjithsej 78 kontrolle, që është për gjashtë më pak krahasuar me një ditë më parë, kur ishin evidentuar 84 kontrolle.

Sa i përket etheve të Nilit Perëndimor, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive është evidentuar një rast i ri i dyshuar. Po kryhen ekzaminimet e nevojshme për konfirmimin laboratorik ose përjashtimin e sëmundjes.

Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me institucionet kompetente shëndetësore, vazhdon ta monitorojë me kujdes situatën dhe do ta informojë me kohë opinionin për të gjitha të dhënat e reja relevante”, thonë nga MSH.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër