Mucunski dhe Gountanis diskutuan për thellimin e bashkëpunimit strategjik mes RMV-së dhe SHBA-së

Nga D. V.
774 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 qershor, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot zhvilloi takim me zëvendës‑nënsekretarin për Punë të Brendshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Gountanis.

Në takim u diskutua për zbatimin e prioriteteve dhe objektivave bilaterale të dakorduara në kuadër të Sesionit të Dytë të Dialogut Strategjik mes qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, i cili u mbajt në prill të këtij viti. Bashkëbiseduesit konfirmuan angazhimin e përbashkët për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjellë, me qëllim të thellimit të mëtejshëm të partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Theksi i veçantë në bisedime u vendos mbi qëndrueshmërinë energjetike dhe infrastrukturore, bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, sigurinë kibernetike, çështjet e migracionit, si dhe aktivitetet e përbashkëta për luftën kundër krimit të organizuar dhe tregtisë së paligjshme me drogë dhe substanca narkotike.

Në këtë drejtim, u theksua nevoja për koordinim të vazhdueshëm dhe intensifikim të aktiviteteve të përbashkëta për realizimin e iniciativave të dakorduara, në përputhje me interesat strategjike të të dyja vendeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër