Në Tetovë janë arrestuar 12 shtetas bullgar për qëndrim të parregullt

Nga D. V.
1,140 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 qershor, Zhurnal.mk – Dymbëdhjetë shtetas të Bullgarisë janë arrestuar gjatë një kontrolli policor të kryer në një kantier ndërtimi në Tetovë, informon SPB Tetovë.

Sipas policisë, më 24 qershor 2026 rreth orës 15:15, zyrtarë policorë kanë kryer kontroll në një objekt në ndërtim në rrugën “Todor Cipovski Merxhan”, ku janë gjetur 12 shtetas bullgarë të moshës nga 34 deri në 66 vjeç, të cilët po punonin në objekt.

Gjatë verifikimeve është konstatuar se personat kishin qëndrim të parregulluar dhe të paregjistruar në territorin e shtetit.

Nga SPB Tetovë njoftuan se të gjithë personat janë mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë për procedurë të mëtejshme, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të paraqiten kallëzimet përkatëse në përputhje me Ligjin për të Huajt.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër