Mucunski dhe Saar, nënshkruajnë dokumente për thellimin e bashkëpunimit mes RMV-së dhe Izraelit

Nga D V
633 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 gusht, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në kuadër të vizitës në Izrael, realizoi takim me kolegun e tij izraelit, ministrin e Punëve të Jashtme, Gideon Saar, në të cilën janë konfirmuar marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe përcaktimi i përbashkët për thellimin e tyre të mëtejshëm.

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, dy ministrat kanë biseduar për mundësitë për përparimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, me theks në ekonomi, mbrojtje, sajber-siguri, shëndetësi, bujqësi dhe turizëm.

Sipas Mucunskit, vizita paraqet mundësi që marrëdhëniet e mira politike mes dy vendeve të shndërrohen në bashkëpunim më konkret dhe më dinamik.

Në kuadër të vizitës janë nënshkruar edhe dy dokumente dypalëshe – Programi për bashkëpunim në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, rinisë dhe sportit për periudhën 2026-2029 dhe Memorandum mirëkuptimit për konsulta ekonomike dypalëshe mes ministrive të jashtme të të dyja vendeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër