Mucunski në Irlandë: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë proces i drejtë dhe objektiv

Nga D V
1,097 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 qershor, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Irlandë, u drejtua në Institutin për Studime Ndërkombëtare dhe Evropiane (IIEA), ku foli për integrimin evropian, politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Ai theksoi se zgjerimi duhet të mbetet proces i bazuar në merita, rregulla të qarta dhe kritere objektive, duke nënvizuar se kredibiliteti i Bashkimit Evropian varet nga konsekuenca ndaj parimeve dhe premtimeve mbi të cilat është ndërtuar.

Mucunski vuri në dukje se është e nevojshme një energji e re politike në procesin e zgjerimit, veçanërisht në kushtet e sfidave të shtuara gjeopolitike, ku Ballkani Perëndimor, siç tha ai, nuk duhet të mbetet në margjina, por të jetë pjesë e vizionit evropian për siguri, stabilitet dhe prosperitet.

Ai përshëndeti mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore nga Irlanda për politikën e zgjerimit dhe perspektivën evropiane të rajonit, duke shtuar se integrimi evropian mbetet përcaktim strategjik i vendit dhe se anëtarësimi i plotë në BE është një synim i qartë dhe i pandryshuar. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër