Mucunski nga Dubai: Janë hapur mundësi të reja për bashkëpunim, përfitimet do t’i ndjejnë qytetarët

Nga B.M
664 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 shkurt – Përmbyllëm edhe një vizitë të rëndësishme, e cila hap mundësi të reja për thellimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe. Vazhdojmë me ritëm të fuqishëm dhe fokus të qartë në rezultate, përfitimin e të cilave do ta ndjejnë qytetarët, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunksi. 

Në video deklaratë, Mucunski thekson se është nënshkruar Memorandum për Mirëkuptim, si dhe se së bashkë me presidenten e shtetit Gordana Siljanovska Davkova, realizuan shumë takime. 

“Sot përfunduan një tjetër vizitë të rëndësishme dhe të suksesshme. Patëm një takim të rëndësishëm me presidentin dhe sundimtarin e EBA-s, sheiku Mohamed, dhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Sheik Abdullah, nënshkruam Memorandum Mirëkuptimi për zhvillimin, modernizimin dhe digjitalizimin e qeverisë dhe administratës shtetërore. Së bashku me presidenten Gordana Siljanovska Davkova, u takuam edhe me presidentët e Estonisë dhe Zvicrës, me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, si dhe me diasporën e Maqedonisë së Veriut, në EBA. Kjo vizitë konfirmoi se ekziston potencial për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në disa fusha. Ne vazhdojmë me ritëm të fortë dhe fokus të qartë në rezultate, përfitimet e të cilave do të ndihen nga qytetarët”, deklaron Mucunski. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër