Mucunski – Varnes: Konfirmohen marrëdhëniet e mira mes Maqedonisë dhe SHBA-së

Nga R.ZH
633 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 gusht, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot në Shkup ka zhvilluar takim me ushtruesen e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicole Varnes, përcjell Zhurnal.mk.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në takim janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes dy vendeve, të dëshmuara përmes dialogut politik dhe takimeve të rregullta në nivel të lartë.

“Bashkëbiseduesit diskutuan për proceset reformuese, si dhe për aktivitetet e ardhshme që synojnë avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, me fokus të veçantë në bashkëpunimin politik dhe ekonomik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Në takim është theksuar se, në kushtet e sfidave dhe rreziqeve të shtuara të sigurisë, partneriteti strategjik amerikano-maqedonas, bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe aleanca në kuadër të NATO-s kanë rëndësi të veçantë për stabilitetin dhe sigurinë.

Mucunski dhe Varnes kanë konfirmuar gjithashtu përkushtimin e ndërsjellë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral dhe avancimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.

Në këtë kuadër, është përshëndetur edhe mbajtja së fundmi e sesionit të dytë të Dialogut Strategjik në Uashington, i cili synon forcimin e mëtejshëm të partneritetit mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër