Prishtinë, 15 qershor, Zhurnal.mk – Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se janë ekzekutuar pagesat për përfituesit që kanë plotësuar kriteret për mbështetje të njëhershme të punëtorëve të sektorit privat.
Murati këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook duke shtuar se për masën e mbështetjes së studentëve komisioni vlerësues po vijon punën dhe do t’ju njoftojnë sapo listat të jenë gati për ekzekutim.
“Pagesat për përfituesit që kanë plotësuar kriteret për mbështetje të njëhershme të punëtorëve të sektorit privat, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, tashmë janë ekzekutuar, ashtu siç patëm paralajmëruar. Ndërkohë, për masën e mbështetjes së studentëve komisioni vlerësues po vijon punën dhe do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati për ekzekutim”, ka shkruar Murati.
