Bruksel, 2 shtator Zhurnal.mk – Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, Orhan Murtezani, ka dorëzuar zyrtarisht letrat kredenciale te Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Me këtë rast, Murtezani ka shprehur mirënjohje për pritjen e ngrohtë, duke theksuar përgjegjësinë që merr për përfaqësimin e vendit në Aleancë.
“Mirënjohje për Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për mirëpritjen e ngrohtë gjatë dorëzimit zyrtar të letrave kredenciale.
Maqedonia e Veriut ka vendin e saj, zërin e saj dhe aleatët e saj në Aleancë. Me shumë nder e marr përsipër përgjegjësinë që ky zë të jetë i qartë, kredibil dhe i qëndrueshëm.”, ka shkruar Murtezani.
