Murtezani zhvillon takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në NATO

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 7 shtator Zhurnal.mk – Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, Orhan Murtezani, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në NATO, ku u diskutua për prioritetet e përbashkëta dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit.

Gjatë takimit u zhvillua një shkëmbim konstruktiv mbi çështjet me rëndësi për Aleancën dhe angazhimin e përbashkët për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit euroatlantik.

Murtezani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet vendeve aleate dhe kontributit të përbashkët në përballimin e sfidave të sigurisë.

Takimi konfirmoi përkushtimin e dy vendeve për forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit brenda NATO-s, në funksion të sigurisë dhe stabilitetit euroatlantik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër