Hykmete Bajrami zbulon kushtet për mbështetjen e një Qeverie të udhëhequr nga Kurti

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 shtator Zhurnal.mk – Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur rrethanat në të cilat do të votonte pro një qeverie të drejtuar nga Albin Kurti.

Sipas saj, mbështetja do të ishte e mundur vetëm nëse LDK-ja do të siguronte një marrëveshje ku do t’i takonte të paktën një e treta e pushtetit, si dhe një nga postet e larta shtetërore, atë të presidentit ose të kryeministrit.

“Në qoftë se LDK do të arrinte të ketë një marrëveshje të mirë, ku LDK ka së paku 1/3 të pushtetit dhe ka njërën nga pozitat, unë do të votoja për”, deklaroi Bajrami.

Ajo sqaroi se, përpara vendimit përfundimtar, do të shqyrtonte edhe përbërjen e kabinetit qeveritar.

Megjithatë, Bajrami nënvizoi se nuk do të merrte përsipër të ishte ministre në një qeveri të Albin Kurtit.

“Natyrisht se do ta analizoja strukturën e kabinetit, mirëpo asnjëherë nuk do të pranoja që të jem unë ministre e Kurtit. As nuk do të pranoj në të ardhmen”, u shpreh ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër