Musa për vendimin e Hagës: UÇK mbetet simbol i qëndresës dhe i luftës për liri

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 shtator, Zhurnal.mk – Nënkryetarja e VLEN-it, Mimoza Musa, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Musa ka theksuar se liria e Kosovës është e lidhur me sakrificën, kujtesën dhe historinë e popullit shqiptar.

“Për shqiptarët që e nderojnë luftën për çlirimin e Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet simbol i qëndresës dhe i luftës për liri”, ka shkruar Musa.

artikuj të ndërlidhura