Prishtinë, 31 korrik, Zhurnal.mk – Përfaqësuesja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka njoftuar se pas takimit me kryeparlamentaren Albulena Haxhiu tha se janë përcaktuar hapat për konstituimin e Kuvendit, ndërsa shprehu pritjen që shumë shpejt të vazhdojnë edhe bisedimet politike për formimin e institucioneve të reja, raporton Ekonomia Online.
“Sot është vendosur që të mbahen takimet me përfaqësuesit e partive parlamentare të cilat kanë fituar të drejtën të zgjedhur në legjislaturën e 11-të dhe u dakorduam që ashtu sipas tezës më datën 6 gusht të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së 11-të, sipas rendit të ditës siç është përcaktuar me rregullore. Pra, duke filluar që nga krijimi i komisionit të përkohshëm për verifikim të mandatit, pastaj dhënies së betimit të deputetëve, zgjedhja e kryetarit apo kryetares së Kuvendit dhe pastaj edhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Natyrisht, paraprakisht do të mbahet edhe mbledhja përgatitore më datën 3 gusht ku do të definohet edhe në aspektin teknik rendi i ditës dhe caktimi i përfshirjes në seancë të caktuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes. Si subjekt që ka fituar zgjedhjet, jemi të gatshëm dhe besojmë që do të konsolidohen të gjitha institucionet dhe të vazhdojmë punën me kompetenca të plota në legjislaturën e tetë, në qeverinë e Republikës së Kosovës e pastaj edhe me zgjedhjen pra me punën e kryetarit apo kryetares së zgjedhur të afatit të caktuar”, tha ajo.
E pyetur se a do të ketë takim me partitë tashmë pasi LDK e ka rikonfimruar vazhdimin në pozitën e kryetarit për Lumir Abdixhikun, Nagavci tha se është e mirëseardhur zgjidhja e telasheve brenda LDK-së.
“Ju e dini që kryeministri Kurti i ka ftuar në takim kryetarët e LDK-së dhe të PDK-së dhe pas zhvillimeve të fundit në LDK. Ndërkohë që dje pas rikonfirmimit të gjetjes së kësaj, pra vazhdimit të punës së tij si kryetar i LDK-së, ai deklaroi që ka marrë autorizimin nga Kuvendi për të vazhduar me bisedimet me kryeministrin Kurti. Ne natyrisht se e mirëpresim këtë vendim të Kuvendit dhe shpresojmë që të vazhdojmë diskutimet dhe dakordimin sepse vendi ka nevojë që sa më parë të vazhdojë punën në të gjitha institucionet me mandatet e përcaktuara”, tha ajo.
