Navrocki: Falënderoj presidentin Trump për miqësinë e tij ndaj Polonisë

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Varshavë, 22 maj, Zhurnal.mk – Falënderoj presidentin e SHBA-së Donald J. Trump për miqësinë e tij ndaj Polonisë dhe për vendimet, implikimet praktike të të cilave tani i shohim qartë. Siguria e Polonisë dhe e popullit polak është përparësia ime kryesore”, shkroi presidenti polak Karol Nawrocki në X.

“Unë jam i përkushtuar dhe do të vazhdoj të jem i përkushtuar për të ruajtur aleancën polako-amerikane, një shtyllë jetësore për sigurinë e çdo qytetari polak dhe të të gjithë Evropës. Aleancat e forta bazohen në bashkëpunim, respekt të ndërsjellë dhe angazhim për sigurinë tonë të përbashkët”, shtoi ai.

”Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë edhe 5.000 ushtarë shtesë në Poloni shkroi presidenti amerikan  Donald Trump në rrjetin e tij social Truth sot në mëngjes.

artikuj të ndërlidhura