Ndalohen edhe 33 organizues ilegalë të lojërave onlajn të fatit – gjithsej 307

Nga B.M
788 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 janar – Minstri i Transformimit Digjital, Stefan Andovoski, sot nënshkroi urdhër për kufizimin e qasjes deri te ueb-faqet ilegale dhe ueb-aplikacionet përmes rrjeteve publike komunikuese elektronike, në raste të organizimit ilegal të lojërave të fatit.

“Me urdhrin më të ri janë përfshirë 33 ueb-faqe ilegale shtesë, që do të thotë se numri i përgjithshëm i faqeve deri më tani të përfshira (të ndaluara) ilegale arrin 307”, theksohet në kumtesën e Ministrinë e Transformimit Digjital.

Urdhri, siç informojnë nga Ministria është dorëzuar në Agjencinë për Komunikime Elektronike, e cila është e detyruar në afat prej pesë ditëve ta dorëzojë deri te operatori i rrjeteve komunikuese elektronike për zbatim.

Nga Ministria e Transformimit Digjital paralajmërojnë se do të vazhdojnë me masat e vazhdueshme për shkatërrimin e organizimit ilegal onljan të lojërave të fatit, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe avancimin e sigurisë në hapësirën digjitale.   mb/

Foto: Ministria e Transformimit Digjital

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër