Shkup, 26 qershor, Zhurnal.mk – MPB Maqedoni njofton se dje (25.06.2026), rreth orës 18:00, në Koçan, nëpunësit policorë të Ekipit Mobil në Njësitin Mobil për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migrim ndaluan një automjet udhëtarësh “Opel”, me targa të Koçanit, i drejtuar nga R.A. (37) nga Koçani.
“Gjatë kontrollit të kryer është konstatuar se personi nuk posedonte patentë shoferi, ndërsa gjatë verifikimit të automjetit ishin gjetur 1.848 copë mallra të markave tregtare (bluza, tuta sportive, pantallona të shkurtra dhe duksë)”.
“Personi u privua nga liria, pasi ekzistojnë baza të dyshimit për kryerje të veprave penale sipas nenit 297-a dhe nenit 285 të Kodit Penal dhe iu dorëzua Stacionit Policor me Kompetencë të Përgjithshme në Koçan për procedim të mëtejshëm”, thonë nga MPB.
