Ndeshja ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkëndijës mbaroi me tre gola

Nga Xh M
736 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sot në mesditë u zhvillua ndeshja ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkëndijës. Ndeshja u zhvillua në Shkup. Mysafirët arritën të shënojnë fitore bindëse, 0:3.

Kjo ndeshja ishte pjesë e Javës së XXVI-të, ku planifikohet edhe ndeshja ndërmjet Pelisterit dhe Vardarit. Kjo ndeshja do të luhet në Manastir, duke filluar nga ora 20:00.

Vardari dhe Shkëndija gjenden në pozitën e parë me 61 pikë, por Vardari ka një ndeshja më pak. Një ndeshje më pak e ka edhe Struga e cila gjendet në pozitën e tretë me 53 pikë. Kjo e fundit nesër do të luajë kundër Shkupit në Strugë.

Deri në fund të kampionatit kanë ngelur edhe shtatë javë të tjera, ku në javën e fundit pritet të luhet ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës.

Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Parë për herë të parë.

Në Kupën e Maqedonisë së Veriut, ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet në Tetovë më 22 prill në Kumanovë, ndërsa ndeshja kthyese më 6 maj në Kumanovë. Finalja do të luhet më 20 maj. Në njërën gjysmëfinale do të përballet Shkëndija e Tetovës me Shkëndijën e Haraçinës, ndërsa në gjysmëfinale tjetër Ohri kundër Sileksit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër