Ndjekja e motrës që ishte “arratisur” me një veturë përfundon me aksident dhe arrestimin e vëllaut, voziste pa leje

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 tetor, Zhurnal.mk – Më 12.10.2026, në ora 01:00, në SPB Tetovë, S.H. (28) nga fshati Lacë, rajoni i Tetovës, ka raportuar se motra e tij I.Z. (27) është larguar nga shtëpia me një automjet “BMW”. Sipas denoncimit, derisa ai me një automjet “Seat” po ndiqte automjetin “BMW” në të cilin ndodhej motra e tij, automjeti “BMW” ka goditur automjetin e tij dhe e ka dëmtuar, e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Gjatë këqyrjes së vendngjarjes është vërtetuar se S.H. e drejtonte automjetin “Seat” pa leje drejtimi, me ç’rast ai është privuar nga liria, kurse automjeti është konfiskuar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër