Fier, 3 shtator Zhurnal.mk – Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale këtë të enjte ka pezulluar nga detyra dhe ka nisur hetimet për katër punonjës të burgut të Fierit. Mësohet se shkak për pezullimet dhe nisjen e procedimeve penale është bërë humbja e një telefoni celular të sekuestruar në këtë burg.
Dyshohet se pas kontrolleve të ushtruara, telefoni celular që i është gjetur në 24 qershor një të burgosuri në qeli, për cilin kishin nisur edhe hetimet, është zhdukur.
Ndaj katër punonjësve të burgut të Fierit janë vendosur masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, “ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasit:
Njoftimi i AMSEVP:
Njoftim nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, janë kryer veprime me metoda speciale të hetimit në funksion të procedimit penale nr. 1118/2026, në lidhje me ngjarjen e datës 24.06.2026 të ndodhur në IEVP Fier, ku AMSEVP është njoftuar se nga kontrolli që ka ushtruar në dhomën ku vuan dënimin shtetasi i burgosur K.C, u gjetën një aparat i dyshuar celular për të cilin i burgosuri ka pranuar autorësinë.
Gjatë kryerjes së veprimeve të para procedurale nga AMSEVP është konstatuar se në vendngjarje mungonte prova materiale telefon celular, për të cilin ishte raportuar dhe përpiluar raporti i incidentit.
Në vijim të veprimeve hetimore, në lidhje me këtë ngjarje, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka vendosur:
-masën e sigurimit personal ‘arrest me burg’ për shtetasit e paraburgosur K.C dhe B.P,
si dhe masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, “ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasit:
1. M.B, me detyrë përgjegjës i godinës B dhe C
2. E.H, me detyre punonjës i rolit bazë në sektor, Godina A
3. S.H, me detyre punonjës i rolit bazë në sektor, Godina A
4. J.M, me detyre punonjës i rolit bazë në sektor, Godina A
