Ndotja e ajrit – nga 33 rekomandime, autoritetet kanë përmbushur vetëm gjashtë

nga D. V.

Shkup, 30 maj – Prej 33 rekomandimeve që i ka dhënë Kuvendi për menaxhim me ndotjen e ajrit në vitin 2018, autoritetet kanë përmbushur vetëm 6.

Këtë e ka konstatuar komisioni i shëndetësisë në Kuvend, i cili për 5 ditë ka diskutuar lidhur me ndotjen e ajrit dhe ndikimin ndaj shëndetit të qytetarëve.

Ky komision miratoi një sërë rekomandimesh dhe konkluzionesh, ku mes tjerash theksohet nevoja për ndryshime dhe plotësime të rregullativës ligjore dhe përforcimi i masave për menaxhim me ajrin e ndotur.

Kryetarja e Komisionit, Rashella Mizrahi, tha se institucionet kompetente dhe komunat, duhet të shtojnë kontrollet, ndërsa nënvizoi se institucionet shëndetësore kanë konstatuar se ekspozimi i gjatë në ajër të ndotur, kontribuon në paraqitje të sëmundjeve të shumta ndërsa ndikon edhe në numrin e vdekjeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More