Në Çarshinë e Shkupit u vendos pllakë përkujtimore për urbanistin polak Adolf Ciborowski

Nga Xh M
661 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 korrik Zhurnal.mk – Në Çarshinë e Vjetër të Shkupit është zbuluar një pllakë përkujtimore kushtuar urbanistit polak Adolf Ciborowski, për kontributin e tij në ruajtjen e kësaj zone historike pas tërmetit të vitit 1963.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, tha se Ciborowski ishte ndër ekspertët ndërkombëtarë që mbështetën ruajtjen e Çarshisë së Vjetër si pjesë të identitetit urban dhe kulturor të qytetit.

Sipas Mexhitit, vendosja e pllakës është një shprehje mirënjohjeje për rolin e urbanistit polak në mbrojtjen e trashëgimisë historike të Shkupit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër