Në derbin ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit u shënua vetëm një gol, në një pik u zvogëlua diferenca mes dy ekipeve

Nga Xh M
697 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkëndija e Tetovës sot në Shkup luajti kundër kryesuesit të tabelës, Vardarit. Në këtë ndeshje u shënua një gol, i mjaftueshëm për të siguruar fitoren e Shkëndijës.

Me këtë fitore, Shkëndija do të jetë vetëm një pik më pak sesa Vardari që gjendet në pozitën e parë. Në pozitën e tretë gjendet Struga me 44 pikë, Bashkimi e pesta me 29 pikë, Arsimi e teta me 26 pikë, ndërsa Shkupi e fundit me një pik.

Sot u zhvillua edhe ndeshja ndërmjet Pelisterit dhe Sileksit. Në këtë ndeshje nuk u shënua asnjë gol. Me këtë ndeshje u përmbyll edhe java e XXI-të në Ligën e Parë.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës. Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.

Në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut u kualifkua për herë të parë Shkëndija e Haraçinës, e cila do të përballet me fituesin e ndeshjet Struga – Shkëndija. Gjysmëfinalja tjetër do të jetë ndërmjet Sileksit dhe Ohrit.

Në gjysmëfinale do të luhen nga dy ndeshje. Ndeshjet e parë gjysmëfinale do të luhet më 1 prill, e dyta më 22 prill, ndërsa finalja më 20 maj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër