Në Gjykatën penale aktvendim për rastin “Geriatria”

Nga admin
366 e lexuar

Shkup, 21 janar – Në Gjykatën themelore publike sot duhet të shpallet aktvendim për rastin “Geriatria”, ku Muhsin Arifi – ish drejtor i Spitalit të specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative dhe Blerim Amiti – i punësuar në klinikë ngarkohen për marrjen e rryshfetit dhe shpërblesës për ndikim kundërligjor.

Sipas aktakuzës, Arifi, drejtor i ISHP Spitali i specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative, ka kërkuar dobi pronësore prej 20.000 eurove për të mundësuar pranim të pacientes në gjendje të rëndë shëndetësore. Amiti, i cili paraprakisht e ka njohur dëshmitarin, u ofrua të ndërmjetësojë dhe e ka marrë shumën e parave, me ç’rast është kapur në vendin e ngjarjes nga policia.

Të akuzuarit në fillim të gjykimit u prononcuan se nuk ndjehen fajtorë për veprat që u ngarkohen.

Procesin gjyqësor e udhëheq gjyqtarja Lenka Davitkova, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Iskra Haxhi Vasileva.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër