Në Kodrën e Diellit trashësia e borës është 24 centimetra

Nga admin
619 e lexuar

Shkup, 16 janar – Sot, temperatura më e ulët e mëngjesit është matur në Berovë, ndërsa trashësi më të madhe të borës ka në Kodrën e Diellit.

Siç njoftojnë nga DPHM, në Berovë u regjistruan -5 gradë celsius, -4 në Strumicë, Manastir, -3 në Shkup – Petrovec, Demir Kapi, Tetovë, -2 në Prilep, Veles, -1 në Shkup – Zajçev Rid, Shtip, Pretor, Kodra e Diellit, Kavadar, Mavrovë, 0 – Dojran, Kriva Pallankë, Kumanovë, Krushevë, 1 – Gjevgjeli, Ohër, 2 – Vinicë, 4 – Gjurishtë.

Deri në orën shtatë të mëngjesit të sotëm, trashësia e borës në Kodrën e Diellit ishte 24 centimetra, 9 në Krushevë, Mavrovë.

Sipas sinoptikantëve, moti gjatë ditës do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i qetë me periudha me diell.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër