Prishtinë, 16 shtator, Zhurnal.mk – Gjykata Speciale në Hagë ka shtuar masat e sigurisë para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Gazetarja e Klan Kosovës, e cila ndodhet në Hagë, ka sjellë pamje nga zona përreth gjykatës, ku shihen forca të shumta policore, si dhe qytetarë që kanë dalë për të shprehur mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së.





Aktgjykimi pritet të shpallet sot në orën 10:00, në një seancë publike.
