Prishtinë, 23 qershor, Zhurnal.mk – Në Kejin e Shadërvanit në Prizren është mbajtur një ceremoni solemne me rastin e zbulimit të muralit “Çast”, një vepër artistike me mesazh kujtese, respekti dhe solidariteti.
Në këtë ngjarje morën pjesë Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, si dhe zyrtarë institucionalë dhe qytetarë.
Murali është realizuar me iniciativën e Presidentes Jahjaga dhe i dedikohet të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duke synuar të ruajë në hapësirën publike të qytetit një pjesë të rëndësishme të kujtesës historike.
“Murali përcjell mesazh të fuqishëm kujtese, respekti dhe solidariteti, duke ruajtur në hapësirën publike të Prizrenit një pjesë të rëndësishme të historisë sonë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.
Përmes kësaj vepre artistike theksohet nderimi për dinjitetin, qëndresën dhe forcën e të mbijetuarve, si dhe riafirmohet përkushtimi institucional për drejtësi dhe mos-harresë.
