Në Shkup një i panjohur I ndihmoi të nxjerrë para nga bankomati, pastaj e grabiti

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 gusht, Zhurnal.mk – Policia e Shkupit po ndërmerr masa për zbardhjen e një grabitjeje që ka ndodhur në komunën Qendër të Shkupit, gjatë së cilës një person ka mbetur pa paratë që sapo i kishte tërhequr nga bankomati.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 6 gusht në orën 18:00, S.S. (35) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 17:00 kishte kërkuar ndihmë nga një burrë i panjohur për të tërhequr para nga bankomati.

Pasi kishin arritur t’i nxjerrin paratë, i panjohuri, duke përdorur forcë, ia kishte marrë dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga MPB informojnë se po ndërmerren masa për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.

artikuj të ndërlidhura