Në Shkup panel-diskutimi “Përforcimi i menaxhimit të ndihmës shtetërore në Ballkanin Perëndimor: transparenca, efektiviteti dhe harmonizimi me BE-në”

Nga B.M
438 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 shkurt – Panel-diskutimi “Përforcimi i menaxhimit të ndihmës shtetërore në Ballkanin Perëndimor: transparenca, efektiviteti dhe harmonizimi me BE-në” do të mbahet sot në Shkup, i organizuar nga Instituti për hulumtime dhe politika ekonomike “Finance Think”. 

“Ngjarja do të ofrojë një pasqyrë të përgjithshme të asaj se sa shpenzojnë vendet e Ballkanit Perëndimor për ndihmën shtetërore, do të diskutojë sfidat e përbashkëta dhe do të marrë në konsideratë qasjet rajonale për përmirësimin e transparencës dhe efektivitetit të menaxhimit të ndihmës shtetërore, theksohet në kumtesën e organizatorëve. 

Ngjarja është rajonale dhe ka më shumë se 40 përfaqësues nga institucione në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. 

Është paralajmëruar pjesëmarrja e ministres së Financave Gordana Dimitrieska – Kocoska. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër