Tiranë, 24 qershor, Zhurnal.mk – “Në Tiranë protestojnë ata që kundërshtojnë zhvillimin, ndërsa në Vlorë e mbështesin ata që përfitojnë drejtpërdrejt prej tij”, është shprehur Kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin francez France24.
Sipas kryeministrit Rama, mbështetja më e fortë për projektet zhvillimore vjen pikërisht nga komunitetet ku këto projekte pritet të realizohen, duke reflektuar, sipas tij, një lidhje më të drejtpërdrejtë mes zhvillimit ekonomik dhe interesit lokal.
