Në veturën e shtetasit të Maqedonisë së Veriut u kapën 68 kilogram kokainë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 tetor Zhurnal.mk – Policia e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare ka kryer me sukses operacionin ku janë sekuestruar 68 kilogramë kokainë.

“Si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm ndërkombëtar policor dhe shkëmbimit në kohë të informacioneve operative nga ana e Byrosë për Siguri Publike pranë MPB, në territorin e Francës, në pikëpagesën Fonten, janë sekuestruar 68 kilogramë kokainë, të cilat janë gjetur në një automjet transportues, i drejtuar nga shtetasi i Maqedonisë M.F. (44)”, raportoi Policia e RMV-së.

Në këtë aksion policor ka marrë pjesë edhe Europoli, ndërkohë Policia e RMV-së përkujtoi se ky është aksioni i dytë i suksesshëm ndërkombëtar brenda një muaji.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër