Tiranë, 26 tetor Zhurnal.mk – Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, në ditën e 14-të radhazi të protestave studentore kundër qeverisë së Edi Ramës.
Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët e pranishëm janë zhvendosur drejt godinës së Kryeministrisë, duke vijuar mobilizimin e tyre.
Të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga protesta pavarësisht masave të reja ligjore të paralajmëruara nga kreu i qeverisë.
Marshimi vjen pas dy javësh protestash, të cilat në disa raste janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Studentët kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, ndërsa protesta e sotme është zhvendosur nga Ministria e Arsimit drejt selisë së qeverisë.
