Nëna nga Srebrenica: “I doja Mlladiqit jetë, veç të vuante”

Nga Xh M
699 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Potoçar, 28 gusht Zhurnal.mk – Në Potoçar të Bosnjë e Hercegovinës prehen mijëra viktima boshnjake të vrara nga forcat serbe gjatë luftës së viteve ’90, ndërsa familjarët vazhdojnë të përballen me dhimbjen e humbjes.

Mes tyre është edhe Mejra Gjogaz, e cila humbi disa familjarë në Srebrenicë.

Pas vdekjes së kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq, ajo tha se do të dëshironte që ai të kishte jetuar më gjatë për të vuajtur në burg.

“Do të doja të kishte jetuar më gjatë, që të vuante dhe të ishte në dhimbje, por ai u largua nga kjo botë”, tha Djogaz.

Mlladiq, i dënuar me burgim të përjetshëm për krime lufte dhe gjenocid, vdiq të enjten në moshën 84-vjeçare.

Ai ishte arrestuar në vitin 2011, pas më shumë se një dekade në arrati.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër