Nesër do të luhen ndeshjet e balotazhit për kualifikim në Ligën e Parë në futboll

Nga Xh M
307 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Të dielën do të kompletohen ekipet e Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut, pasi prej orës 16:30 do të zhvillohen ndeshjet e balotazhit për kualifikim në Ligën e Parë.

Shkëndija e Haraçinës do të përballet me Pelisterin në stadiumin e Kavadarit, ndërsa AP Brera do të luajë në Manastir kundër Skopjes.

Ekipet që do të eliminohen do të vazhdojnë garën në Ligën e Dytë.

Ndryshe, pas shumë vitesh, ekipet shqiptare nuk do të marrin një trofe brenda një sezoni, pasi kampion i Ligës së Parë u shpall Vardari, ndërsa Sileksi e fitoi Kupën e Maqedonisë së Veriut.

Në sezonin 2026/2027 në Ligën e Parë do të luajë Shkëndija, Struga, Bashkimi dhe Arsimi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër