Nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 shkurt – Në rend dite do të jetë gjendja e sigurisë në vend pas zhvillimeve më të fundit në Lindjen e Mesme

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka thirrur mbledhje të Këshillit të Sigurisë për nesër në orën 18:00 në Vilën Vodno. Mbledhja vjen pas konsultimeve të zhvilluara nga shefja e shtetit.

Nga Kabineti i Siljanovska-Davkovës bëjnë të ditur se në rend dite do të jetë gjendja e sigurisë në vend, pas zhvillimeve më të fundit në Lindjen e Mesme.

Sot, SHBA-ja dhe Izraeli, në një aksion të përbashkët, kanë sulmuar Iranin, pas çka kanë pasuar sulme hakmarrëse nga Teherani ndaj Izraelit dhe bazave amerikane në rajon.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njoftoi pasdite se brenda institucionit është formuar një shtab krize, i cili, siç thuhet në njoftim, po e ndjek në mënyrë të vazhdueshme situatën me zhvillimet në Lindjen e Mesme.

artikuj të ndërlidhura