Nesër mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell

Nga Xh M
508 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 shkurt – Nesër do të kemi mot të ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Drejt fundit të ditës dhe gjatë natës do të ketë kushte për reshje të herëpashershme lokale shiu. Në mëngjes do të ketë qetësi, ndërsa pasdite do të fryjë erë e dobët deri mesatare në pjesët perëndimore nga perëndimi, ndërsa në pjesët lindore dhe përgjatë Vardarit erë mesatare herë pas here e fortë nga veriperëndimi, njoftoi Shërbimi Meteorologjik dhe Hidrologjik.

Në Shkup, me diell me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu.

Nën ndikimin e një zone me presion të lartë, do të pasojë një periudhë moti stabil dhe i thatë, përveç nesër drejt fundit të ditës kur do të ketë kushte për reshje të lehta lokale shiu. Deri të premten do të fryjë erë e moderuar, herë pas here e fortë nga veriperëndimi, e cila do të jetë më e theksuar përgjatë lumit Vardar. Nga e premtja, era do të ndryshojë drejtim në juglindje. Gjatë fundjavës, vranësirat do të rriten.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër