Nesër në Shkup marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 shtator Zhurnal.mk – Nesër, më 27 shtator, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup do të mbahet një marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Ngjarja është thirrur për në ora 14:00, me qëllim të shprehjes së solidaritetit dhe qëndrimit qytetar përballë vendimeve të Gjykatës Speciale. Organizatorët bëjnë thirrje për një pjesëmarrje të qetë, dinjitoze dhe të bashkuar, për të dëshmuar se sakrifica, kujtesa dhe dinjiteti i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk harrohen.

Në këtë marsh ftohen të marrin pjesë të gjithë qytetarët, familjet e dëshmorëve, veteranët, të rinjtë, studentët, intelektualët, shoqëria civile dhe gjithë personat që ndjejnë se kjo çështje i bashkon.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër