Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës, Tearcës dhe Jegunovcës

Nga Xh M
535 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 2 shtator Zhurnal.mk – Pjesë të Tetovës dhe disa fshatra të rajonit të Tetovës do të mbeten nesër pa energji elektrike për shkak të ndërhyrjeve teknike të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes, njoftojnë nga EVN.

Ndërprerjet do të bëhen në intervale të ndryshme kohore dhe do të prekin këto zona:

Në Sllatinë të Tearcës, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërsa do të përfshijë një pjesë të fshatit, konkretisht objektet përgjatë rrugës nga xhamia në drejtim të Leshkës.

Në Jegunovcë, energjia elektrike do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në 15:00 në centralen fotovoltaike „Micropower“, objektin „Nelina Kafe“ dhe TS „Suni Park“.

Në Jazhincë, ndërprerja është planifikuar nga ora 09:30 deri në 14:00 dhe do të prekë një pjesë të fshatit.

Ndërsa në Tetovë, nga ora 09:45 deri në 13:45, pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e lagjes Lagjja e Epërme, në rrugën për në Banjën e qytetit.

Nga EVN u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i planifikojnë me kohë aktivitetet dhe obligimet e tyre dhe ta përshtatin punën gjatë periudhës së ndërprerjes së energjisë elektrike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër