Nesër pa rrymë pjesë të Tetovës dhe disa fshatra

Nga Xh M
371 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 26 shkurt – Një pjesë e qytetit të Tetovës dhe disa vendbanime në rajonin e Tetovës nesër (27.02.2026) do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara, përcjell tetova1

Sipas njoftimeve, pa rrymë nga ora 08:45 deri në 11:15 do të jenë fshatrat: Sellcë e Keqe, Novakë, Urviç, Bogovinë, Reçicë e Madhe, Pallçisht i Poshtëm, Kamjan, Reçicë e Vogël, Novosellë, Rakovec dhe Jellovjan.

Në fshatin Zherovjan, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 12:00.

Në Tetovë, është planifikuar ndërprerje nga ora 09:00 deri në 14:00 në rrugën “Radovan Coniq”, në pjesën pranë Gjykatës. Po ashtu, nga ora 11:00 deri në 12:00 pa energji elektrike do të jetë edhe një pjesë e rrugës “Ljubo Bozhinovski Pish”, te konsumatori Metaleks DOOEL.

Nga autoritetet bëhet e ditur se ndërprerjet realizohen për shkak të punimeve teknike në rrjetin elektrodistributiv, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje që me kohë t’i përshtatin obligimet e tyre.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër