19
Prishtinë, 17 nëntor Zhurnal.mk –Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka përditësuar parashikimin e motit për periudhën 18–20 nëntor 2026, duke paralajmëruar temperatura relativisht të larta për këtë periudhë të vitit dhe shtim të paqëndrueshmërisë atmosferike. Të mërkurën temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 16 gradë Celsius, ndërsa të enjten parashihen erëra të forta nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor.

