Netanyahu u bën thirrje iranianëve të rrëzojne “zgjedhën e tiranisë”

Nga D. V.
928 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Popullsia e Iranit duhet të sigurojë një ndryshim të pushtetit në vendin e tyre, tha qeveria izraelite të martën.

“Qëllimi ynë është ta bëjmë popullin iranian të heqë dorë nga zgjedha e tiranisë, por në fund të fundit kjo varet prej tyre”, tha kryeministri Benjamin Netanyahu gjatë një takimi me përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, sipas zyrës së tij.

“Lidhur me udhëheqjen në Teheran, nuk ka dyshim se po i shkatërrojmë me masat e marra deri më tani”, shtoi ai.

Kjo nuk është hera e parë që Netanyahu bën një deklaratë mbi qëllimin e një ndryshimi të pushtetit në Iran.

Më herët, ai i bëri thirrje popullsisë iraniane të përmbyste udhëheqjen politike në Teheran.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër