Kompania Advanced Machine Intelligence (Ami), e themeluar nga informaticieni Yann LeCun, ka 12 punonjës dhe synon të zhvillojë sisteme inteligjente që kuptojnë dhe veprojnë në mënyrë të sigurt në botën reale. Ndryshe nga modelet tradicionale të gjuhës, kompania përdor “world models” dhe arkitekturën JEPA për të krijuar përfaqësime të realitetit dhe për të parashikuar situata reale.
Projekti do të zhvillohet në tre faza: kërkim dhe zhvillim, bashkëpunim me industri si automotivi, aeronautika dhe biomedicina, dhe në fund krijimi i një sistemi inteligjent universal.
Startup-i ka tërhequr investime nga fonde të mëdha si Nvidia dhe Bezos Expeditions, ndërsa vlera e tij mund të arrijë deri në 3,5 miliardë dollarë.
