Nga 1 qershori, në Kosovë ndalohen pagesat në “cash” mbi 2,000 euro

Nga Xh M
379 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 maj Zhurnal.mk – Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se nga 1 qershori, pagesat mbi 2 mijë euro nuk lejohen të kryhen me para të gatshme.

Sipas njoftimit të ATK-së, këto pagesa duhet të bëhen vetëm përmes llogarisë bankare ose formave elektronike të pagesës.

“Nga 1 qershori 2026, pagesat mbi 2,000€ ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen me para gatshme dhe duhet të realizohen vetëm përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës. Respektoni kufizimin e përcaktuar me ligj dhe shmangni gjobat. Mos paguani cash mbi limitin e lejuar”, ka njoftuar ATK.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër