Nga 15 nëntori, pajisjet dimërore në automjete janë të detyrueshme

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 nëntor Zhurnal.mk – Nga e shtuna, 15 nëntor, në Maqedoninë e Veriut hyn në fuqi detyrimi për pajisje dimërore në automjete, i cili do të zgjasë deri më 15 mars 2027. Shoferët që nuk i përmbushin kushtet ligjore rrezikojnë gjobë prej 45 eurosh.

Automjetet me peshë deri në 3.500 kilogramë, duhet të kenë goma dimërore me profil minimal prej 4 mm ose goma verore me profil të njëjtë dhe zinxhirë bore. Ndërkaq, automjetet me katër rrota aktive (4×4) duhet të kenë goma dimërore me profil prej së paku 6 mm ose goma verore me profil 4 mm dhe zinxhirë bore.

Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve që t’i përgatisin automjetet me kohë dhe të mos rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër